Media kroate për ish trajnerin e famshëm të Prishtinës: Gabimisht përmendej 10 shkurti

Futboll

Media kroate për ish trajnerin e famshëm të Prishtinës: Gabimisht përmendej 10 shkurti

Nga: K. Goca Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 21:06
Mirosllav Çiro Bllazheviqi

Mediat në Kroaci shkruajnë me krenari për ish trajnerin e famshëm të Prishtinës, Mirosllav Çiro Bllazheviqin, i cili ka ndërruar jetë para dy vitesh.

Bllazheviqi e ka drejtuar Prishtinën në pranverën e vitit 1985.

Sot e asaj dite gjeneratat e mesme dhe të vjetra e kujtojnë me krenari Bllazheviqin.

“Më 8 shkurt 2023, ndërroi jetë një nga trajnerët më të mëdhenj, më të suksesshëm, më domethënës dhe më me ndikim të futbollit kroat, legjendari Mirosllav Çiro Blazheviq.

Ai u largua vetëm një ditë para ditëlindjes së tij të 88-të. Çiro lindi më 9 shkurt të vitit 1935. Si më i vogli nga tetë fëmijët e Mate dhe Katarina Blazheviq. Megjithatë, gabimisht përmendej 10 shkurti si datëlindjen e Çiros”, shkruan mes të tjera “Veçernj List”.

Në moshën pesëvjeçare, Mirosllav Blazheviq mori nofkën Çiro në një festë në Shtëpinë Kroate në Travnik.

Çiro tregoi një interes për sportin që në moshë të re, kështu që filloi skijimin në vend. Në moshën 15-vjeçare ai garoi në kampionatin republikan në Jahorinë dhe në vitin 1952 në kampionatin kombëtar në Pohorje të Sllovenisë doli fitues në garën e gjashtë kilometrave në garën për të rinjtë.

Krahas skijimit, Çiro filloi të luante edhe futboll, kështu që iu bashkua skuadrës së Travnik Bratstvo, ku si sulmues mjaft i talentuar, tashmë në moshën 15-vjeçare ishte në ekipin e parë”, ka shkruar mes të tjera media kroate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat