Goli i parë me skuadrën e re, Tedi Cara shënon në miqësore

Futboll

Goli i parë me skuadrën e re, Tedi Cara shënon në miqësore

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 23:48
Tedi Cara

Ish-lojtari i Partizanit, Tedi Cara, po shfrytëzon mjaft mirë fazën përgatitore të skuadrës së tij të re, Oleksandria.

Siç dihet kampionati ukrainas nuk ka nisur ende dhe skuadrat kanë përfituar nga ky pushim për të kryer fazën përgatitore.

Lojtari kavajas ka gjetur golin e parë me fanellën e re në testin përballë Frajbergut, duel ky i programuar për t’u lujatur disa ditë më parë, po që u mbajt sot në Turqi.

Ish-i i Partizanit në minutën e 63-të realizoi golin e parë personal dhe të katërtin për ekipin. Skuadra e ligës ukrainase triumfoi në këtë ndeshje kontrolli me rezultatin 4-0.

Liga në Ukrainë rifillon në fund të shkurtit dhe pritet shumë nga cilësitë e lojtarit shqiptar që zgjodhi këtë pistë për vazhdimin e karrierës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat