Arsenali i vendos një çmim rekord kartonit të Salibas

Futboll

Arsenali i vendos një çmim rekord kartonit të Salibas

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 08:55
William Saliba

Real Madridi duhet të shpenzojë një shumë të majme parash nëse duan që ta transferojnë francezin William Saliba nga Arsenali.

23-vjeçari është shndërruar në njërin prej lojtarëve më të mirë në botë në pozicionin e tij, duke krijuar një partneritet fantastik me Gabriel Magalhaes në ekipin e Mikel Artetës.

Megjithatë, klubi londinez mund të përballet me një luftë të madhe për ta mbajtur atë në ekip këtë verë, pasi Real Madridi raportohet se e ka identifikuar atë si objektiv kryesor të verës.

Ish-ylli i Saint-Etienne po futet në 24 muajt e tij të fundit të kontratës në ‘Emirates’ dhe Arsenali nuk e ka opsionin për ta zgjatur bashkëpunimin.

Saliba ishte transferuar në Londër për vetëm 27 milionë euro në vitin 2019, por tani ai mund të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, nëse përfundon tek Real Madridi sezonin e ardhshëm.

Mediumi francez RMC Sport raporton se ‘Topçinjtë’ do të kërkojnë një shumë të majme parash për ta lënë të lirë yllin e tyre.

Kjo do të eklipsonte 80 milionë eurot që Unitedi pagoi në drejtim të Leicester Cityt, për ta bërë Harry Maguire mbrojtësin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave gjashtë vite më parë.

Ani pse Saliba duket i vendosur për momentin që të vazhdojë tek Arsenali, kjo mund të ndryshojë nëse ata e përfundojnë edhe një sezon tjetër pa trofe.

Së bashku me të tek Real Madridi mund të transferohet edhe rivali i tij Trent Alexander-Arnold, i cili sipas thashethemeve tashmë ka një marrëveshje verbale për t’u bërë pjesë e ‘Los Blancos’ gjatë verës./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat