Agjenti e sheh karrierën e Tonalit larg Serie A

Futboll

Agjenti e sheh karrierën e Tonalit larg Serie A

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 10:55
Sandro Tonali

Agjenti i Sandro Tonalit, Beppe Riso, beson se klubet e Serie A nuk mund ta përballojnë më klientin e tij dhe pranon se ka zhvilluar bisedime me klube nga La Liga dhe Premier League për Davide Frattesi, i cili në fund vendosi të qëndrojë te Interi.

Riso përfaqëson disa nga futbollistët më të mirë italianë, duke përfshirë yjet e Italisë, Tonali dhe Frattesi.

Tonalit është në sezonin e tij të dytë te Newcastle dhe ka pasur një rol kyç në St. James’ Park këtë sezon.

Ai luajti 22 ndeshje në Premier League për Newcastle United në sezonin 2024-2025, duke shënuar një gol. Po ashtu, ai zhvilloi pesë ndeshje në EFL Cup, ku shënoi dy herë.

“Sandro është një nga mesfushorët më të mirë në botë. Në këtë pikë, vlera e tij është e tillë që klubet italiane vështirë se mund ta përballojnë,” tha Riso për Repubblica.

“E shoh karrierën e tij duke u zhvilluar larg Serie A”

Mesfushori i Lazios, Nicolò Rovella, një tjetër klient i Riso-s, u lidh me Manchester City dhe Liverpool në janar.

“Më shumë se një klub ka shfaqur interes, por nuk do t’i përmend,” tha Riso.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat