Tijjani Reijnders po përjeton sezonin më të mirë në karrierën e tij, për holandezin që po shkëlqen te Milan ka një interes të shtuar nga disa klube të mëdha, por sidomos nga Manchester City dhe Real Madrid.
“Objektivi im është të fitoj sa më shumë trofe më këtë klub, për të shkruar emrin tim në historinë e futbollit. Shpresoj ta arrij këtë me Milan-in, me të cilën do të zgjas së shpejti kontratën. Një tjetër ëndërr është edhe nomini për Topin e Artë, sepse do të thotë shumë”, tha Reijnders.
Në lidhje më zërat që qarkullojnë së fundmi për një interesim të Real-it dhe të Manchester City, mesfushori holandezi ka preferuar të mos reagojë konkretisht, por u shpreh që mendon vetëm për fanellën e Milan-it tani dhe shpreson të përmirësohet akoma dhe më shumë në fushë.
“Statistikat e mia më kanë vënë në qendër të vëmendjes, por kjo është diçka pozitive, do të thotë që po luaj mirë! Nuk më krijon asnjë presion shtesë.
Çdo herë që shkel fushën, buzëqesh, sepse jam shumë i lumtur që luaj futboll. E shijoj lojën time te Milan dhe jam i kënaqur që deri tani nuk kam pësuar asnjë dëmtim”, tha Rejinders për Francë Football.