Kane drejt një rekordi të ri

Futboll

Kane drejt një rekordi të ri

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 11:37
Kane e Neuer

Me dy penalltitë e konvertuara në gol të premten mbrëma Harry Kane ka dërguar në 29 serinë pozitive nga pika e bardhë. 31-vjeçari po tregohet gjakftohtë nga pika e bardhë e penalltisë ashtu siç nuk kishte mundur që të bënte askush më parë në Bundesligë në 25 vitet e fundit. 

Britaniku ka shënuar 9 njëmbëdhjetëmetërsha brenda këtij sezoni dhe është vetëm një penallti larg rekordit të vendosur nga Hans-Jërg Byt (1999/00) dhe Paul Brajtner (1980/81), të cilët kanë rrealizyar dhjetë penallti të sakta në sezonet respektive.

Mbi fenomenin e ardhur nga Totenhemi, ka folur edhe Manuel Neuer, i cili tregon se saktësia e Kejn nga pika e bardhë nuk është një koinçidencë. 

Është shumë i fokusuar dhe praktikohet shumë gjatë stërvitjeve.

Seria e penalltive të shndërruara në gol nuk është rastësi. Shpresojmë të mos mbarojë kurrë.

Në stërvitje ai kërkon që diksuh të vërshëllejë dhe nuk do që askush prej nesh ti qëndrojë pranë gjatë teksa i praktikon. Simol situatën që krijohet në stadium”, zbulon Manuel Neuer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat