Reagojnë madrilenët: Po manipulohen imazhet, asist nga VAR dhe gol nga gjyqtari

Futboll

Reagojnë madrilenët: Po manipulohen imazhet, asist nga VAR dhe gol nga gjyqtari

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Sfida mes Realit dhe Atletiko Madrid u mbyll me kontestime të shumta. Të besuarit e Ançelotit ndihen të vjedhur ku rastin më flagrant quajnë penalltinë që u dha për miqtë, ndërsa në fund sfida u mbyll me barazim 1-1.

Vetë kanali i dedikuar Real Madridit, ka shpërthyer me akuza ndaj trupës së gjykimit.

“Gol nga gjyqtari Soto Grado dhe asist nga De Burgos në VAR. Madrid nuk mori tre pikë vetëm prej tyre.

Nuk ka asgjë. Topi kishte ikur dhe është lojtari i Atletikos që shkon te Tçuameni. Problemi është se ato kanë ngrirë pamjet për gjyqtarin, që të duket sikur francezi i shkeli këmbën.

Po manipulojnë imazhet nga VAR sepse treguan kur këmba e Tçuameni është mbi atë të Atletikos. Nëse e shikon më pas, kupton se lojtari i Atletikos rrëzohet në mënyrë të panatyrshme”, u tha ndër të tjera në “RMTV”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat