Derbi i kryeqytetit luhet sot. Tirana dhe Partizani përplasen në një përballje historike në Tufinë, që shënon takimin e parë derbi në “Arena e Demave”.
Bardheblutë vijnë nga një situatë në tërësi jo dhe aq e mirë duke parë dhe renditjen. Kjo reflekothet dhe në kuotimin e basteve. Kompanitë e bsasteve shohin si ekipin më favortië për të marrë suksesin në supersfidën e kryeqytetit shqiptar, Partiznain.
“Demat” cilësohen me koeficentin 2 si më të predisponueshmit për të marrë 3 pikët. Të kuqtë kanë një koeficient shumë më të ulët se baredheblutë që kuotohen me numrin 3.6.
Barazimi nuk shihet dhe aq i preferuar duek patur një shifër nënë të zakonshmen,3.
Mbetet për t’u parë nëse shifrat dhe statistikat do të shfaqen në fund me rezultatin e lojës. Tirana do të kërkojë t’ju tregojë dhe kompanive fitimipruirëse se u gabuan me parashikimet e tyre si “underdog” i derbit.