Flick dhe Deco refuzuan rikthimin e ish-sulmuesit

Futboll

Flick dhe Deco refuzuan rikthimin e ish-sulmuesit

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 12:00
Deco

Katalanasja SPORT zbulon një prapaskenë të veçantë të ndodhur në afatin kalimtar të merkatos së janarit. Agjenti i Joao Felix, Jorge Mendes, zbulohet se i ofroi Barcelonës një marrëveshje huazimi në janar për sulmuesin portugez, por ishin Hansi Flick dhe drejtori sportiv, Deco, që dolën kundër kësaj ideje.

Dyshja kryesore e Barcelonës kishin përparësi nënshkrimin me një sulmues të gjithanëshëm, që mund të lunate si anësor dhe si sulmues qendre.

Objektivi i tyre kryesor ishte Marcus Rashford, por huazimi i anglezit dështoi për shkak të rrogës së tij të lartë që do krijonte problemet me financat e klubit katalanas.

Në këto kushte, Felix më pas pranoi huazimin e Milan deri në fund të këtij sezoni për t’u riktheyer te Chelsea në verë, por me siguri për një kohë të shkurtër pasi largimi përfundimtar nga “Blutë” duket i sigurt në merkaton e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat