Derbi Partizani – Tirana

Futboll

Derbi Partizani – Tirana

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Partizani – Tirana është kryesfida  e ditës së sotme që do të luhet në orën 13:30.bi “paralizon” kryeqytetin me ekipet që do të sfidohen mes tyre në “Arenën e Demave”.

Për herë të parë kjo përballje do të luhet në shtëpinë e Partizanit, me shkallët e stadiumit që priten të mbushen me tifozët. Aleksandar Veselinvovic dhe Bledi Shkëmbi do të luajnë “all-in” ditën e sotme për të kërkuar edhe fitoren e parë sezonale në derbi.

Mungesa dhe rikthime të rëndësishme do të ketë për dy ekipet. David Atanaskoski dhe Blesing Eleke do të mungojnë ndaj bardhebluve, ndërsa rikthehet nga dëmtimi Gjergji Kote. Ndërkohë nga Tirana do të mungojnë Gjumsi, Ismajli dhe Haxhiu.

Tashmë të 2 timonierët kanë shuar çdo dilemë dhe kanë vendosur për 11-shen startuese. Veselinovic dhe Shkëmbi do të luajnë gjithçka për gjithçka për fitoren, e cila vlen më shumë se 3 pikë, vlen për prestigj dhe krenari.

Formacionet zyrtare:

PARTIZANI: Qirko, Janjeva, Preka, Bytyçi, Domgjonaj, Mehmeti, Ismaili, Taipi, Zeka, Padstrelau, Bintsuka. Trajner: Aleksandar Veselinoviç

TIRANA: Selmani, Vera, Përgjoni, Kola, Dembele, Soler, Meta, Rafael, Ndreca, Zharmuni, Ernest. Trajner: Bledi Shkëmbi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat