Padiksutim që ditën e sotme kryefjala në futbollin shqiptar është derbi mess Partizanit dhe Tiranës.
Një ndeshje e gjitha për t’u shijuar dhe që do të jetë shumë e luftuar si në fushë edhe në shkallët e stadiumit.
Për herë të parë do të luhet në “Arenën e Demave”, ora 13:30 dhe për këtë Policia e Shtetit ka “zbarkuar” në Tufinë, për të garantuar një siguri maksimale për një nga sfidat më me rivalitet në futbollin shqiptar. Në një foto të siguruar nga “Neësport” shihen furgona të shumtë policie që ndodhen nëpër pikat kryesorë që të çojnë në stadium, në mënyrë që policia të ketë gjithçka nën kontroll.
Siç dihet derbi është sfida më e luftuar në futbollin shqiptar, takim që vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenari dhe prestigj. Një 90-të minutësh që të mban me dorën në zemër për emocionet e shumta të që dhuron, ku prezenca e tifozëve pritet të jetë e lartë.