Eduart Rroca është futbollisti i radhës që vazhdon të jetë protagonist në Turqi.
Ish-lojtari i Kukësit po tregohet vendimtar në sfidën që Keciorengucu po luan në transfertë ndaj Bolusporit.
Rroca në minutën e 16-të ka arritur të japë një asist shumë të rëndësishëm për shokun e skuadrës, me Diouf që tund rrjetën e kundërshtarëve për të shënuar edhe golin e avantzhit.
Shqiptari vazhdon të jetë mjaft i rëndësishëm te skuadr e Keciorengucu në Ligën e Parë turke.
Në 19 ndeshje në këtë sezon ka mundur të shënojë 5 gola dhe të dhurojë edhe 4 asiste. Në total ka luajtur në 1317 minuta.