Eldorjan Hamiti do të vendosë drejtësi në derbi!
FSHF ka vendosur një gjyqtar të FIFA-s për të drejtuar derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, që do të luhet në Arenën e Demave në orën 13:30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Eldorjan Hamiti është arbitri që do të vendosë drejtësi në derbin e kryeqytetit. Ilir Tartaraj dhe Erind Burgu janë asistenët e kryesorit, ndërsa Olsid Ferataj është caktuar gjyqtar i katërt.
Gjyqtar kryesor në VAR do të jetë Albert Doda me Kreshnik Barjamajn të caktuar si përgjegjës në AVAR.