Refuzon ofertën

Futboll

Refuzon ofertën

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 12:59
Vinicius Zhunior

Vinicius Zhunior nuk po kalon ditë të qeta në Madrid.

Mësohet se orët e fundit përfaqësuesit e lojtarit janë takuar me drejtuesit e Realit për të diskutuar mbi rinovimin e mundshëm të kontratës, por gjithçka ka mbetur pezull pasi braziliani ka refuzuar ofertën fillestare.

Mendohet se kushtet ekonomike të Kilian Mbape janë shkaku kryesor i refuzimit të ofertës së parë. Braziliani pretendon që drejtuesit e klubit të bëjnë një përjashtim ashtu siç vepruan me Mbape kur i ofruar bonus firme afro 200 milionë euro. 

Një tjetër prapaskenë që ka dalë në dritë në orët e fundit është edhe ajo që tregon mbi raportin e keq që ka Vinicius Zhunior me disa prej shokëve të skuadrës.

Sipas “l’Equipe” disa lojtarë kanë kritikuar brazilianin pasi jep shumë pak kontribut në lojën mbrojtëse si dhe provokon më shume se ç’duhet rivalët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat