Merr fund ëndrra e Tonalit

Futboll

Merr fund ëndrra e Tonalit

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 13:10
Sandro Tonali

Pavarësisht zërave që e lidhin me një rikthim të mundshëm në Serie A, e ardhmja e Sandro Tonalit duket se është larg futbollit italian.

Agjenti i tij, Giuseppe Riso, ka qenë i vendosur për këtë, duke deklaruar se kostoja e lartë e mesfushorit të Newcastle United e bën kthimin e tij në Itali pothuajse të pamundur në merkaton e ardhshme në verë.

Mesfushori italian, i konsideruar si një nga më të mirët në pozicionin e tij, ka një vlerë në treg që klubet e Serisë A vështirë se do ta përballojnë.

Newcastle kërkon 60-70 milionë euro për ta lënë të lirë italianin.

Pas ardhjes së tij te “Qymyrxhinjtë” verën e kaluar për një shifër afër 70 milionë euro, transferimi i tij në një ekip italian do të kërkonte një investim të ngjashëm, diçka që pak ekipe në Itali mund ta përballojnë.

Riso ka theksuar  se mesfushori do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit ambicioz të Newcastle në Premier League, ose nëse ndodh një largim në të ardhmen, destinacioni i tij do të jetë një tjetër top klub evropian me fuqi më të madhe financiare, gjë që duket e vështirë për klubet e Serie A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat