E ardhmja e Armando Brojës mes një kthesë të papritur

Futboll

E ardhmja e Armando Brojës mes një kthesë të papritur

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 13:30
Armando Broja

Armando Broja është kthyer në një çështje te Evertoni.

Sulmuesi shqiptar aktualisht është i dëmtuar dhe po vazhdon rikuperimin me shpresën që të rikthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur.

Në media shpesh është folur se drejtuesit e Evertonin mund të rikthenin sulmuesin te Chelsea, pasi këto të fundit kanë kartonin e tij dhe huazimi të merrte fund gjatë kësaj merkatoje. Por tashmë duket se e ardhmja e liderit të Kombëtares ka marrë një kthesë të papritur.

Fatmirësisht rikuperimi i tij po ecën mirë dhe tashmë sipas mediave britanike bëhet me dije se David Moyes dëshiron ta mbajë sulmuesin dhe në verë drejtuesit ta blejnë kartonin e tij nga Chelsea dhe ta transferojnë përfundimisht.

Evertoni kanë nisur të besojnë te aftësitë e Brojës dh dëshirojnë ta kenë pjesë të skuadrës.

Tashmë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim se ku do të jetë e ardhmja e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat