Ramin Alii është bërë me skuadër të re, pasi të njëjtit i përfundoi kontrata me skuadrën bjelloruse të Isloch.
Mesfushori tetovar skuadrës bjelloruse iu bashkua verën e vitit të kaluar, ndërsa tashmë i njëjti do të provoj veten në Armeni, duke luajtur me skuadrën mjaft ambicioze të Syunik, që aktualisht garon në Ligën e Parë.
Kjo skuadër pjesën e parë të sezonit 2024/25 e mbylli në pozitën e dytë me 34 pikë, vetëm 3 pikë më pak se BKMA 2 e vendit të parë, që siguron një vend për në elitën e futbollit armen.
Siç mëson “infOSport.mk”, Ramin Alii me ekipin e Syunik ka firmosur kontratë për një vit e gjysmë, ndërsa ishte pikërisht trajneri Aram Voskanyan që ka insistuar të ketë Ramin’in në skuadër .
Për Ramin Alii do të jetë kjo aventura e tij e tretë jashtë kufijve të Maqedonisë, pas atyre në Shqipëri me Skënderbeun dhe në Bjellorusi me Isloch.
Ndryshe, 23-vjeçari ka dalë nga shkolla e futbollit të Shkëndijës, për të vijuar më pas një periudhë edhe te shkolla e FC Shkupit, aty ku arriti të luaj edhe me ekipin e parë.