Është njoftuar se kush do të jetë njeriu që do të vendos drejtësi në derbin e kryeqytetit.
Ai do të jetë Eldorjan Hamiti.
FSHF ka caktuar arbitrin e njohur të Superiores si arbitër të kësaj supersfide që pritet të prodhojë shumë polemika për çdo top të dyluftuar.
Duke parë rëndësinë e amdhe të duelit të sotëm që është shtyrë për në orën 14:00, është parë e nevojshme të caktoheët një gjyqtar me potencial në fushë dhe eksperiencën e duhur të rasteve të tilla.
Arbitri i FIFA-s ka qenë alternativa më e mirë për mbarëvajtjen e superduelit në Tufinë. Hamiti nuk e ka për herë të parë arbitrimin në derbi dhe është mësuar me sfida kaq të tensionuara. Në ndihmë në dhomën VAR do t’i vijë Albert Doda.