Si ndodhi sherri mes dy tifozerive të kryeqytetit?

Futboll

Si ndodhi sherri mes dy tifozerive të kryeqytetit?

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 14:15
Pamje

Nuk kanë munguar përplasjet mes tifozerive në prag të derbit mes Partizanit dhe Tiranës në “Arenën e Demave”.

Në momentin e futjes së tifozëve bardheblu, një situatë aspak normale u krijua në tribunat ku qëndronin grupet ultras të dy tifozerive, teksa u desh ndërhyrja e forcave “Shqiponja”, për të shmangur një përleshje masive.  

Në këtë moment u krijua një hapësirë e madhe mes dy tifozerive nga forcat e policisë, për të shmangur gjuajtjet me flakadanë dhe sende të forta.

Situata e tensionuar zgjati për afro 5 minuta, teksa më pas gjithçka u mor nën kontroll nga policia..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat