Pamje nga kaosi në derbin Partizani-Tirana

Futboll

Pamje nga kaosi në derbin Partizani-Tirana

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 14:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Një situatë kaotike ka ndodhur përpara startit të derbit të kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës, i pari që zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”.

Përpara se sfida të fillonte, një përplasje e ashpër ka ndodhur ndërmjet tifozerive të të dyja skuadrave, me shumë tifozë që u futën dhe në fushë.

Kjo bëri ndërhyrjen e policisë, për të  vënë nën kontroll situatën, në mënyrë që sfida të vijonte normalisht.

Kritikat ishin të shumta sa i përket këtij takimi, pasi shumë figura të njohura të futbollit, por edhe një pjesë e madhe e tifozëve, kërkuan që derbi mos të zhvillohej në “Arenën e Demave”, e cila sipas tyre nuk i plotësonte kushtet për një takim të tillë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat