Niguez: Isha shumë afër Barcelonës

Futboll

Niguez: Isha shumë afër Barcelonës

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 14:24
Niguez

Para ndeshjes mes Sevillës dhe Barcelonës, mesfushori Saul Niguez, ka folur për “El Desmarque” rreth interesimit të mëparshëm të katalanasve për nënshkrimin e tij dhe arsyen pse transferimi nuk u realizua.

“Ishim shumë afër marrëveshjes.

Po bisedonim dhe gjithçka dukej gati, por kur erdhi momenti vendimtar, asgjë nuk ndodhi.

Në atë kohë, unë sapo kisha rinovuar kontratën me Atletico Madrid. Klubi më paraqiti një ofertë të re dhe vendosa të firmosja në vend që të largohesha”, tha ai.

Saul thotë se “ndihet mirë tek Sevilla”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat