Real Madrid është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të sjellë në Madrid në verë qendërmbrojtësin e Arsenal-it, William Saliba.
23-vjeçari francez po shkëlqen te “Topçinjtë”, të cilët paguan në vitin 2019 27 milionë euro për kartonin e tij te Saint-Etienne, ndërsa sot kushton shumë herë më shumë.
Francezja “RMC Sport” raporton se Arsenal nuk do që të heqë dorë prej mbrojtësit francez, por do ta ketë thuajse të pamundur për të mbajtur Saliba-n, duke parë interesin e madh që po tregon Real-i.
Perez e do me patjetër francezin, aq sa është i gatshëm ta bëjë atë mbrojtësin më të shtrenjtë në botë, duke tejkaluar rekordin 80 milionë eurosh që mbahet nga Harry Maguire.
Përballë një shume të tillë, Arsenal do e këtë shumë të vështirë të rezistojë, aq më tepër që edhe dëshira e vetë lojtarit është të veshë fanellën e Real-it, një mundësi që nuk iu jepet të gjithëve.
Përveç Saliba-s, Reali pret të transferojë edhe një tjetër mbrojtës nga Premier League. Bëhet fjalë për Trent Alexander-Arnold, i cili nuk ka pranuar të rinovojë me Liverpool dhe me shumë mundësi do jetë pjesë e “Los Blancos” nga vera e ardhshme.