Sulmuesin që po shkëlqen në Serie A

Futboll

Sulmuesin që po shkëlqen në Serie A

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 14:53
Mateo Retegui

Momenti i madh i Mateo Reteguit nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha evropiane.

Sulmuesi italo-argjentinas po shkëlqen këtë sezon me Atalantën, duke pasur shifra mbresëlënëse: 23 gola dhe 4 asistime në 33 ndeshje zyrtare.

Në ndeshjen e fundit të Atalantës në Serie A, Retegui shënoi 4 gola, duke treguar kështu formën e mrekullueshme që po kalon. Perfomanca e tij këtë sezon ka ngjallur interesin e tre gjigantëve europianë që janë gati ta joshin atë në merkaton e verës.

Sipas burimeve të ndryshme, Manchester United, PSG dhe Arsenal-i janë në garë të fortë për golashënuesin 25-vjeçar. Atalanta, e vetëdijshme për cilësinë e yllit të tyre, nuk do ta linte të ikte për më pak se 50-60 milionë euro.

Manchester United po kërkon një figurë të re sulmuese për të forcuar sulmin e tyre për shkak të pasigurive që rrethojnë Rasmus Højlund.

Ndërkohë, Arsenal-i është ende në kërkim të një sulmuesi të besueshëm dhe e sheh Reteguin si një zgjidhje ideale. Nga ana tjetër, PSG, që ka nevojë për një zëvendësues për Kylian Mbappe, nuk e përjashton mundësinë për transferimin e 25-vjeçarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat