“Paqe” në derbin e Kryeqytetit!

Futboll

“Paqe” në derbin e Kryeqytetit!

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 16:10
Gjyqtarët

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës nisi me vonesë për shkak se skuadra bardheblu mbërriti vonë në stadium duke qenë se forca shoqëruese policore mbërritën jo në kohë në hotelin ku ishte grumbulluar klubi i Tiranës.

Sakaq, brenda stadiumit pati dhe disa trazira mes tifozerive.

Një efektiv i Policisë së Tiranës u goditme sende të forta në stadiumin “Arena e Demave”, para nisjes së derbit të kryeqytetit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë hyrjes në stadium, tha policia në deklaratën për shtyp. Efektivi i goditur me sende të forta është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe gjendja e tij tashmë është e mirë, pa asnjë rrezik.

Ndërkohë , forcat e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit  dy tifozë të Partizanit, për akte të dhunshme para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Përsa i përket ndeshjes, rezultati u zhbllokua në minutën e 28-të, aty ku Ernest me një goditje të bukur brenda zone dërgoi topin në rrjetën e Qirkos. SHIKO GOLIN

Pjesa e parë mbyllet 0-1 për bardheblutë. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat patën rastet e tyre, por goli i barazimit erdhi në minutat e fundit të kohës së rregullt me anë të Sembene, i cili dërgoi me kokë topin në rrjetë.

Pas golit të barazimit të Partizanit, plasi sherri mes lojtarëve ku nuk munguan dhe kartonët e kuq. Pas këtij rezultati, Tirana renditet në vendin e 8-të me 23 pikë, ndërsa Partizani në vendin e 2-të me 40 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat