Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohen Vllaznia dhe Bylis

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohen Vllaznia dhe Bylis

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 16:13
Pamje nga një ndeshje

Vllaznia do të presë Bylisin në ndeshjen e javës së 24-t të Superiores, me duelin që do të startojë në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.  

Një sfidë ku kuqeblutë e drejtuar nga Brdariç kërkojnë fitoren dhe përballë tifozerisë së tyre nuk lejohen gabimet. E, në krahun tjetër, mallakastriotët që duan reagimin pas 3 humbjeve radhazi mes Kupës dhe kampionatit, ku në Superiore, ekipi i Dedes është në një garë të ashpër për mbijetesë. 

Hera e fundit që Bylisi ka fituar në kampionat daton më 18 janar në duelin ndaj Laçit me shifrat 0-3.   Për sa u përket përballjeve direkte në dy duelet e fazave të para më 22 shtator triumfonte Vllaznia me rezultatin 2 me 0, ndërkohë që më 29 nëntor Bylisi arriti të fitonte në “Adush Muça” me shifrat 1 me 0. 

FORMACIONET ZYRTARE: 

VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Stojanoviç?, Bajrami, Jago, Sala, Daliu, Mala, Dodaj, Balaj. Trajner: Th. Brdariç.

BYLIS: Hasanbelli, Bruno, Abazaj, Marku, Mahmuti, Përgjoni Ruçi, Malomo, Kamara, Peralta, Berko. Trajner: Nevil Dede. 

GJYQTARË: E.Jorgji (Elbasan), D.Rexha (Tiranë), R.Çokaj (Lezhë) 

VAR: D.Maletaj (Tropojë); AVAR: O.Kuka (Tiranë) 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat