Pique godet Realin: Kur nuk fitojnë, flasin për arbitrat

Futboll

Pique godet Realin: Kur nuk fitojnë, flasin për arbitrat

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 16:21
Pique

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique nuk e ka harruar rivalitetin që ka pasur me Realin e  Madridit.

Pique në një intervistë për 'Marca-n', spanjolli ka komentuar përplasjet e fundit mes Realit dhe LaLigas në lidhje me gjykimin.

"E kemi jetuar këtë histori një milion herë. E jetojmë këtë situatë prej 120 vitesh. Këto polemika janë në stilin e Realit , që kur nuk arrin të fitojë, fillon dhe flet për gjëra të tjera. E kemi thënë shumë herë këtë.

Ata që vuajnë janë arbitrat, që tashmë ndihen nën presion”, ka thënë Pique.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat