Elbasani ka një detyrë të vështirë ditën e sotme, kur i duhet që të ndalë kampionët në fuqi të Superiores, të cilët vijnë pas 7 fitoreve radhazi. Egnatia është ekipi i momentit në kampionat, qëndron në krye të klasifikimit.
Rrogozhinasit synojnë të vazhdojë ecurinë e fitoreve edhe në Elbasan për t’u shkëputur më shumë në krye të tabelës. Dueli i fundit që Elbasani ka fituar në kampionat, është ai i 11 janarit ndaj Teutës me rezultatin 3 me 1.
Për sa i përket përballjeve të këtyre dy skuadrave në dy fazat e para, dueli i 22 shtatorit u mbyll në barazim 0-0 në “Elbasan Arena”, ndërkohë më 30 nëntor, Egnatia triumfoi me rezultatin 3 me 1 në shtëpi.
FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Abalora, Olberkis, Lulaj, Lila, Musta, A.Kasa, Qose, Ibrahim, Lajthia, Zhoel, Tsague. Trajner: I.Gvozdenoviç.
EGNATIA: Dajsinani, Dylis, Sota, Xhemajli, Ndreca, Votlai, Aleksi, Lushkja, Zejnullai, Ujka, Bakajoko. Trajner: E.Tetova.
GJYQTARË: J.Xhaja, M.Shazivari (Tiranë), E.Mehmetaj (Ballsh)
VAR: K.Cjapi (Fier); AVAR: E.Çelaj (Vlorë)