Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hasani ka debutuar me fanellën e klubit të ri.
Hasani dje u zyrtarizua te skuadra e Ligës së Parë nga Turqia, Boluspor.
Skuadra e Boluspor barazoi 1:1 ndaj Keciorengucu në javën e 23-të në Ligën e Parë të futbollit turk.
Florent Hasani, ish-lojtari i Trepçës dhe Tiranës u fut në lojë në minutën e 61’të duke zëvendësuar Yildizin.
Kujtojmë që Hasani para disa dite ishte larguar nga Rapid Bukureshti.