Milani shpenzuesi më i madh

Futboll

Milani shpenzuesi më i madh

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 16:41
Logo e Milanit

Dritarja e fundit e transferimeve ka prekur nivelet më të larta të të gjitha kohërave në futbollin profesionist për meshkuj dhe femra, siç konfirmohet nga “International Transfer Snapshot” i FIFA-s (janar 2025).

Në futbollin e meshkujve kryesojnë klubet angleze, që kanë shpenzuar 598.62 milionë euro në tarifa transferimesh. Pesëshja e parë plotësohet nga Gjermania (284.77 milionë), Italia (215.53 milionë), Franca (201.95 milionë) dhe Arabia Saudite (194.63 milionë).

Ndërkohë, klubet në Francë arkëtuan shumën më të lartë (357.29 milionë euro), të ndjekura nga klubet në Gjermani (217.84 milionë euro), Angli (178.35 milionë euro), Portugali (169.88 milionë euro) dhe Italia (156 milionë euro). Sa i përket Serisë A, Milani është klubi që ka shpenzuar më shumë.

Plot 40 milionë euro mes huazimeve dhe blerjeve përfundimtare që mund ta çojnë shifrën në 60 milionë, nëse respektohen të drejtat e blerjes dhe bonuset e paracaktuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat