Ka përfunduar në barazim derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, sfidë e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”.
Mes sherrit të tifozëve në prag të sfidës, sherrit të lojtarëve në fushë në fund të derbit dhe 7 kartonëve të kuq, kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 1-1.
Në fund të këtij dueli ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Saliou Sembene i cili barazoi rezultatin në “frymën e fundit”.
“Si fillim ndihem shumë i gëzuar që shënoi. Jam shumë krenar, goli është për presidentin Gaz Demin dhe Olsi Ramën, por edhe për trajnerin dhe skuadrën.
Kam shumë kofidencë në këtë sezon. Unë i di cilësitë e mia dhe bëj shumë më trajner personal, ai më jep këtë vetbesim që të përmirësoj veten time në këtë sezon.
Secili në mbrojtje mund të luajë, gjithkush ka kohë. Unë mësoj nga lojtarët e tjerë, pasi herë luaj me Prekën që është si Van Dijk dhe Janjevën që është si Alexander-Arnold”, është shprehur Sembene.