Po shtohen lëndimet te skuadra e Real Madridit, sidomos para ndeshjes së rëndësishme ndaj Manchester Cityt në play-offin e UEFA Champions League.
Lucas Vazquez, mbrojtësi anësor është lënduar dhe mungon në përballjen e ardhshme të klubit madrilen,.
Lojtari spanjoll u lëndua në ndeshjen e fundit ndaj Atletico Madrid, që mbrëmë u mbyll me shifrat 1:1.
Tani Ancelotti duhet ta mendoj një plan konkret, pasi Lucas-in ishte duke e shfrytëzuar si mbrojtës të krahut për shkak të mungesës së Carvajalit.
Kujtojmë që Real Madridi më 11 shkurt, luan ndaj Manchester Cityt në “Etihad”.