Flet Raphinha: Nëse Xavi nuk do të kishte qenë trajner i Barcelonës, nuk do ta kisha veshur këtë fanellë

Futboll

Flet Raphinha: Nëse Xavi nuk do të kishte qenë trajner i Barcelonës, nuk do ta kisha veshur këtë fanellë

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 17:14
Xavi e Raphinha

Anësori brazilian, Raphinha po kalon në një sezon ëndrrash te Barcelona.

Mirëpo nuk ishte gjithnjë kështu pasi kishte një fillim të vështirë me “Blaugranat”, ku po ashtu flitej se kishte një krizë me ish-trajnerin e tij, Xavin.

Mirëpo braziliani për “L’Equipe”, tregoi një detaj ndryshe nga ajo që u dëgjua.

“Nëse Xavi nuk do të kishte qenë trajner i Barcelonës, nuk do ta kisha veshur këtë fanellë”. “Ai më bindi se mund të bëhesha një lojtar i rëndësishëm”, u shpreh Raphinha.

Braziliani, këtë sezon për Barcelonën ka bërë 34 paraqitje, ku ka shënuar 23 gola dhe 15 asistime në të gjitha garat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat