Barcelona gjen zgjidhjen ekonomike: shet yllin e mbrojtjes!

Futboll

Barcelona gjen zgjidhjen ekonomike: shet yllin e mbrojtjes!

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 17:23
Logo e Barcelonës

Barcelona ka një plan konkret për merkaton e verës lidhur me repartin e mbrojtjes.

Klubi katalanas mendon të kursejë para, por pa humbur cilësi.

Sipas El Nacional, Laporta i ka kërkuar Hansi Flick një mendim për një ide të guximshme në merkato. Ai preferon të transferojë Virgil van Dijk me parametra zero, duke i ofruar pagë më të ulët nga sa merr te Liverpool.

Plani i Laportës është që të shtojë të ardhurat e klubit duke shitur mbrojtësin Ronald Araujo për mbi 60 mln euro. Në këtë formë, Barcelona ka kapital për një ndërhyrje tjetër në merkato.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat