Juventusi e ka seriozisht me rinovimin total që do të bëjë në merkaton e verës. Objektivat e klubit italian janë dy emra big në tregun europian: Victor Osimhen dhe Sandro Tonali.
Për këto, Zonja e vjetër duhet të shesë dy lojtarë aktualë, Dushan Vlahoviq dhe Andrea Cambiaso. Në verë pritet të bëhet blerja përfundimtare e mbrojtësit Pierre Kalulu nga Milani, ndërkohë që do të shpenzohen 30 milionë euro për Francisco Conceicao nga Porto.
Kolo Muani nuk parashikohet dot. Fillimisht duhet të tregojë veten gjatë muajve të huazimit. Ish-milanisti Tonali është opsioni i ëndrrave për mesfushën.
Douglas Luiz nuk është përshtatur sa duhet në Torino dhe pritet të shitet në verë. Në një rast më të mundshëm, minimalisht do të huazohet. Për Osimhen duhet një sforco e madhe, minimalisht 65 mln euro, por Juventusi është gati.