Ansu Fati nuk po llogaritet fare nga Flick, mbetet jashtë ndeshjes me Sevillan

Futboll

Ansu Fati nuk po llogaritet fare nga Flick, mbetet jashtë ndeshjes me Sevillan

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 18:46
Ansu Fati

Barcelona po përgatitet për duelin që do ta zhvillojë mbrëmjen e së dielës ndaj Sevillës, duke ditur se një fitore do ta ngushtonte garën për titull në vetëm dy pikë.

Blaugranasit patën një fillim fantastik të vitit 2025 dhe ideja është që të vazhdohet me këtë formë edhe në ‘Ramon Sanchez-Pizjuan”.

Hansi Flick nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Marc-Andre Ter Stegen, Andreas Christensen dhe Marc Bernal shkaku i lëndimeve, por përtej kësaj, ai do ta ketë të gjithë skuadrën në dispozicion.

Megjithatë, një lojtar i cili nuk do të jetë pjesë e skuadrës për këtë takim është Ansu Fati.

Gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes, Flick paralajmëroi se ka mundësi që Fati të ftohet për ndeshjen ndaj Sevillës, por sërish e injoroi 21-vjeçarin.

Për Fatin nuk është hera e parë këtë sezon që lihet jashtë nga tekniku gjerman, dhe ai ishte ftuar vetëm në takimet ndaj Benficës, Valencias, Atalantës dhe Alavesit shkaku i lëndimit të Dani Olmo.

Ishte pikërisht Sevilla një ndër klubet që kishte shprehur interesim për spanjollin gjatë afatit kalimtar të janarit, por nuk pati negociata konkrete mes palëve.

Situata e tij është e qartë tashmë dhe do të jetë befasi në rast se ai merr ndonjë minutë deri në fund të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat