Jamal ka më shumë ndikim se Messi në vitin e tij të parë te Barcelona

Futboll

Jamal ka më shumë ndikim se Messi në vitin e tij të parë te Barcelona

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 18:54
Jamal e Messi

Thonë se krahasimet ngjajnë gjithnjë me një fushë të minuar.

Por kërkimi i vazhdueshëm për të gjetur trashëgimtarin e Leo Messit te Barcelona i bën të pashmangshëm krahasimet.Sezoni i mrekullueshëm i Lamine Jamal, me paraqitjet mbresëlënëse të tij, na fton të heqim paralele mes dy lojtarëve të Barçës, njëri si ish dhe tjetri një yll në ngjitje. Statistikat tregojnë se, në sezonin e parë e gjysmë të të dyve si futbollistë të nivelit të lartë, anësori katalanas (Jamal) ka shifra më të mira se “pleshti”, edhe pse ai debutoi shumë më i ri. Ndaj, ai ka më shumë vite përpara për të bërë histori.

Por zërat autoritarë të futbollit bëjnë thirrje për kujdes dhe maturi. Karriera e lojtarit nga Mataró sapo ka filluar.

Kurse Mesi është lojtari më i mirë në botë. Argjentinasi debutoi në sezonin 2004- 05 kurse Jamal në sezonin 2022-23, por në ato dy sezone ata ishin ende lojtarë të rinj. Në fakt, spanjolli luajti vetëm një ndeshje, debutimin e tij. Krahasimi mes të dyve, pra, fillon në sezonin e tyre të parë të plotë në elitë. Në të, Mesi luajti 25 ndeshje dhe filloi si titullar vetëm në 17 prej tyre. Megjithatë, ai shënoi 8 gola, dha 5 asistime dhe festoi tre tituj: Ligën e Kampionëve, Ligën dhe Superkupën.

Në rastin e katalanasit, në sezonin e tij debutues, 2023-24, ai ka luajtur tashmë 50 ndeshje, me 7 gola dhe 9 asistime. Rekordet e tij individuale janë më të larta se ato të Mesit, por jo për sa i përket trofeve, pasi Barcelona e mbylli sezonin e kaluar pa trofe. Lamine shpërtheu me forcë në skenë dhe që nga dita e parë u etiketua i paprekshëm… etiketë që e zgjati edhe në kombëtaren spanjolle. Përveç kësaj, në fillimet e tij, ai ishte shumë më i ndjeshëm ndaj lëndimeve sesa lojtari aktual i Inter Majamit. Jamal, i cili ka humbur disa ndeshje për shkak të dëmtimeve të lehta, e mbylli gjysmën e parë të sezonit aktual 2024-25 me 24 ndeshje, 8 gola dhe 12 asistime në të gjitha garat. Në rastin e Mesit, ai pësoi një dëmtim të gjatë dhe në aktin e parë të sezonit 2006-07 mbeti me 14 ndeshje, 4 gola dhe 1 pasim vendimtar.

MË SHUMË PRANI – Sot, numrat e Lamine Jamal janë më bindës. Rëndësia e anësorit katalanas në njëmbëdhjetëshen e Barçës është gjithashtu absolutisht vendimtare dhe ai ka thyer të gjitha rekordet për parakohshmërinë. Por ekspertët bëjnë thirrje për kujdes. Tashmë ka shumë lojtarë dhe trajnerë, të cilët kanë folur për katalanasin dhe kanë zgjedhur shmangur krahasimet ose kanë kujtuar rëndësinë e Mesit në vitet e fundit.

PËRKUJDESI – Gazeta spanjolle “Marca” ka kontaktuar me disa specialistë si Luis Karreras, Migueli dhe Jordi Roura dhe ata gjithashtu bien dakord se është ende herët për të dalë në përfundime dhe se tani është koha për të shijuar shpërthimin e lojtarit të ri. Mesi është tjetër gjë… Migeli është, ndoshta, më i kujdesshmi nga të gjithë dhe kujton atë që ndodhi me Ansu Fati. Shumë e panë lojtarin e ri si trashëgimtarin e Mesit, numrin e të cilit (10) ai e mban.

Por dëmtimet kanë kushtëzuar karrierën e tij deri më tani. “Lamine Jamal është një futbollist që e dua, por është shumë herët për krahasime, vetëm shikoni se çfarë ndodhi me Ansu Fatin. Mesi është unik. Duhet t’i urojmë fat Jamalit, sepse ndonjëherë i nxitojmë gjërat”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat