Ndeshja mes Vllaznisë dhe Bylisit e vlefshme për javën e 24-të të Superiores ka përfunduar me fitoren e shkodranëve.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, u mbyll 3-0 në favor të vendasve.
Si fillim ishte autogoli i Kamara që kaloi shkodranët në avantazh. Teksa më pas rrugën e rrjetës e gjetën edhe mbrojtësi Stojanovic së bashku me mesfushorin Kahrimanovic.
Me këtë fitore, Vllaznia shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e dytë, duke parakaluar Partizanin. Në krahun tjetër, Bylis mbetet me 24 pikë në vendin e 7-të, 1 pikë larg Tiranës që mban vendin e 8-të.