Elbasani u mposht ditën e sotme nga Egnatia me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore.
Pas përfundimit të sfidës, trajneri i verdhebluve, Ivan Gvozdenoviq doli në prononcim për mediat.
“Jemi shumë të mërzitur, kishim lojën në ekuilibër ku erdhi dhe një moment i mirë për ne ku fituam penalltinë.
Kushedi sesi do shkonte ndeshja. Patjetër që jemi mërzitur dhe nuk duhet të humbisnim këtë ndeshje. Lila ishte i pari që do godiste penalltinë ose Musta, u habita kur pashë Tsague.
Ai donte të merrte përgjegjësinë të shënonte gol, por ne kemi rregulla dhe duhet t’i ndjekim.
Nga fillimi Egnatia ishte me tre mbrapa dhe ne e kishim më të thjeshtë. Psikologjikisht ishim pak më kërkues kur shënoi Egnatia, kjo është situata ne jemi shumë të mërzitur.”, u shpreh Gvozdenoviq.