Ndeshja mes Vllaznisë dhe Bylisit e vlefshme për javën e 24-të të Superiores ka përfunduar me fitoren e shkodranëve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, u mbyll 3-0 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Esat Mala.
“Kur vlerësohesh me një çmim, të rrit kënaqësinë. Normalisht që jemi shumë të kënaqur, e vlerësuam dhe ishim të përqendruar. Morëm 3 pikët që deshëm.
Mund të them që me këtë fillim të vitit të ri, kemi rritur përqendrimin edhe më shumë. Kemi një grup shumë të mirë, nga stafi drejtuesit dhe ne si çuna, kjo na dallon nga ekipet e tjera në katërshe.
Realisht është një mënyrë e punuar rrugës loja ime, por duke parë stilin tim jemi munduar të bëjmë një qasje tjetër. Kur vjen nga krahu dhe futesh në mesfushë jam më komod, pasi ndodh që jam i pamarkuar. Besoj se na është përshtatur ky modul dhe po përpiqemi që ta përmirësojmë.
Gol apo asist? Realisht sezonin sipas statistikave më ka shkuar shumë mirë. Kur e kam përmend në diskutim e sipër, jam i lumtur. E kam kënaqësinë më shumë të asistoj sesa të shënoj. Po shkon mirë, falenderoj çunat që i kanë shfrytëzuar pasimet mia, asistime. Shpresoj të vazhdoj me këto ritme”, është shprehur Esat Mala.