Fitorja përballë Bylisit bën me “krahë” Brdariçit

Futboll

Fitorja përballë Bylisit bën me “krahë” Brdariçit

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 20:24
Thomas Brdariçi - majtas

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Bylisit e vlefshme për javën e 24-të të Superiores ka përfunduar me fitoren e shkodranëve.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, u mbyll 3-0 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri fitues, Thomas Brdariç.

“Jam i lumtur, falenderoj ekipin për fitoren. Sidomos kundër atyre ekipeve që janë më të dobëta, duhet të jesh dyfish i fokusuar. E prisnim pjesën e parë të fortë. Por e rritëm peformancën tonë në pjesën e dytë dhe merituam 3 pikëshin dhe golat e shënuar.

Mund të humbim pak kreativitetin përpara, por me Balaj dhe Mala përpara kemi një sulm të fortë. Duhet të kapim kundërshtarin mes linjave, të kapim momentin. Në pjesën e parë nuk e kishim këtë moment.

Por e dimë që jemi një ekip i fortë. Në pjesën e dytë u duk diçka më mirë se në të parën”, është shprehur Brdariç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat