Egnatia mposhti ditën e sotme Elbasanin me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për kampionat.
Trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova doli në prononcim për mediat pas ndeshjes.
“Sot me këtë fitore mendoj që është ecuria më e mirë, në 8 fitore radhazi asnjë fitore nuk kemi marrë si kjo. Nuk dhashë komanda për manovër,
kemi punuar në tabelë, por jo në fushë me Sotën dhe gjej mundësinë ta falenderoj që sakrifikoi sot. Skuadra ime ka shumë punë në shpejtësinë e veprimit.
Mendoj që ne duhet të jemi më të fokusuar tek ajo që do të shfaqet në fund të kampionatit. Mendoj që në pozicione të reja Zejnullai dhe Sota, duhet të jemi të këaqur me atë që dha skuadra sot. Nuk kam pasur mundësi shumë që të lëviz lojtarë dhe jemi të kënaqur për këto 3 pikë sot.