Humbja me Vllazninë i "vë kapak", Nevil Dede jep dorëheqjen

Futboll

Humbja me Vllazninë i "vë kapak", Nevil Dede jep dorëheqjen

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 20:25
Dede - majtas

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Bylisit e vlefshme për javën e 24-të të Superiores ka përfunduar me fitoren e shkodranëve.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, u mbyll 3-0 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i ballshiotëve, Nevil Dede.

“Më duket sikur shof të njëjtën ndeshje. Mundohen gjithmonë që të punojnë, i falenderoj. Por duhet më shumë personalitet dhe karakter. Mënyra si pësojmë golat, të vjen shumë keq. E rëndësishme është që të gjithë lojtarët janë të gatshëm fizikisht. Që pas Laçit diçka nuk shkon me skuadrën.

Të flas shumë me pjesën taktike, kur je i barabartë me çdo kundërshtar... Mundohem të analizoj veten dhe skuadrën tonë, meritat i takojnë edhe kundërshtarit. Leximi i disa situatave shumë të thjeshta bëri që ne të ndëshkoheshim.

Që në ditën e parë në Ballsh këto djem japin më të mirën. Mbi të gjitha duhet të falenderoj presidentin e klubit për suportin që më ka dhënë në çdo moment. Ajo që doja të thoja, kur ka nevojë për ndryshim kur mendon për përmirësimin, figura jam unë. Jo më larg se pas ndeshjes me Egnatian, bisedova me presidentin për më të mirën e këtij ekipi.

Por për 3 ditë nuk mora dot atë çka duhej. Në këtë moment dua më të mirën për këtë skuadër.

Ndryshimi do të sjellë përmirësim. Jemi në kohë, si klubi dhe presidenti për të marrë vendimin e duhur.

Unë ja kam thënë vendimin tim edhe presidentit. Falenderoj djemtë e ekipit për korrektësinë.

Në gjendjen kur kemi filluar dhe ku jemi tani, kemi bërë shumë mirë. Mos të harrojmë se kishim shumë kundërshtarë të fortë përballë, çdo javë duhet të japësh maksimumin. Bylis skuadër e re me moshë të brishtë. Kam komunikuar dorëheqjen”, është shprehur Dede.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat