Marash Kumbulla titullar, Espanjoli zhgënjen pas fitores me Realin e Madridit

Futboll

Marash Kumbulla titullar, Espanjoli zhgënjen pas fitores me Realin e Madridit

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 20:40
Pamje nga ndeshja

Real Sociedad është rikthyer te fitorja në La Liga duke mposhtur me shifrat 2-1 Espanjolin.

Goli i parë u shënua nga Beker në minutën e parë dhe baraspesha u rikthye në të 51-ën nga Puado nga pika e bardhë e penalltisë.

Sfida u vendos në minutën e 84-të nga Mendez.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla e nisi sfidën si titullar dhe luajti 90 minuta.

Me këtë fitore Real Sociedad ngjitet në vendin e 7-të me 31 pikë ndërsa skuadra e Kumbullës mbetet në vendin e 16-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat