E diela dramatike në futbollin turk!

Futboll

E diela dramatike në futbollin turk!

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 21:47
Alvaro Morata

Dramë në futbollin turk. Adana Demirspor sot braktisi ndeshjen me Gallatasaray duke u larguar nga fusha para përfundimit të lojës.

Shkak u bë një penallti e kthyer në gol nga sulmuesi Alvaro Morata pas 12 minutash lojë.

11-metërshi, në fakt, ishte i dyshimtë, pasi Mertens u rrëzua kur po i afrohej Güler.

Ky vendim shkaktoi pakënaqësi te Adana Demirsporn, skuadër e cila renditet aktualisht e fundit në kampionatin turk.

Loja vijoi për pak minuta, por befasia ndodhi kur trajneri Mustafa Alper Avci tërhoqi ekipin nga fusha si protestë kundër vendimit të arbitrit Oguzhan Çakır, por edhe vendimit që u mor pas tij nga ekipi përgjegjës i VAR-it.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat