Futet në lojë dhe shënon pas tre minutash, paraqitje “brilante” e sulmuesit shqiptar në Pragë.
Ermal Krasniqi ka dhënë një tjetër paraqitje të shkëlqyer ditën e sotme në ndeshjen që Sparta e Pragës triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Hradec Kralove.
Sulmuesi shqiptar u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë nga tekniku i tij dhe menjëherë pas 3 minutash, Krasniqi arriti të çojë topin në fund të rrjetës.
I shërbyer mjaft mirë nga shokët e skuadrës, ish-sulmuesi i Ballkanit e pati mëse të thjeshtë të mposhtë portierin kundërshtar.
Në 18 paraqitje këtë sezon në kampionatin çek, Krasniqi ka arritur të realizojë katër gola dhe ka asistuar një herë.