Barcelona ka vendosur të mos kthehet në Shtetet e Bashkuara në vitin 2025 për turneun parasezonal.
Katalanasit kanë ndryshuar strategji. Azia ofron më shumë përfitime për ta.
Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut deri tani janë opsione të konfirmuara, raporton El Mundo Deportivo. Barcelona ka firmosur me kompaninë koreane D-drive Corporation për 4 miqësore në Azi, dy në Korenë e Jugut dhe dy në Japoni.
Këto miqësore do të sjellin rreth 10 mln euro në arkën e klubit. Barcelona nuk arriti të kualifikohej në formatin e ri të Botërorit të Klubeve me 32 skuadra, kështu që ka hapësirë për kalendarin e miqësoreve.
Duke mos fituar asgjë nga ky turne botëror, miqësoret në Azi do të jenë një shans i mirë rikuperimi.