Futbollisti Bekim Balaj tha se është goxha vlerësim të shpallesh lojtari më i mirë i kampionatit.
Balaj, tha: "Është goxha vlerësim të shpallesh lojtari më i mirë i kampionatit.
Lojtarët që kanë dalluar këtë vit, sigurisht që është sakrifica e një viti.
Sigurisht që dëshira është e madhe për të fituar trofe, por në planin individual ndihem i vlerësuar.
Pa ndihmën e skuadrës dhe të gjithëve do të ishte shumë vështirë për mua që të merrja këto çmime. Vllaznia më ka dhënë shumë dhe kam pasur një detyrim ndaj këtij ekipi".