Juvja ka gati planin për të blerë përfundimisht Kolo Muani

Futboll

Juvja ka gati planin për të blerë përfundimisht Kolo Muani

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 23:50
Motta

Juventus ka nisur që tani nga puna për të siguruar qëndrimin përfundimtar të Kolo Muani në Torino edhe pas përfundimit të huazimit 6 mujor nga PSG.

Francezi ka shënuar 5 gola në 3 ndeshje, duke i bindur të gjithë që ai është pikërisht sulmuesi që i duhet këtij ekipi.

Megjithatë, do të duhet një ofertë e madhe ekonomike për të siguruar shërbimet e francezit, duke ditur se PSG shpenzoi 85 milionë euro për transferimin e tij nga Eintracht Frankfurti në vitin 2023.

Drejtuesit e Juventus-it synojnë të paguajnë më pak se kjo shifër duke besuar se sulmuesi francez nuk ka vend te PSG-ja, për aq kohë sa trajner do jetë Luis Enrique.

Bardhezinjtë e duan aq shumë Kolo Muani, sa janë gati të sakirifkojnë dy prej yjeve të tyre për të siguruar ofertën bindëse për PSG-në. Bëhet fjalë për Dusan Vlahovic dhe Andrea Cambiaso, të cilët pritet të largohen në verë nga Torino.

Për sulmuesin serb, Juventus kërkon diku te 50 milionë euro, ndërkohë që për Cambiasson kërkohet një ofertë diku te 60 ose 70 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat