Barcelona mund të jetë e hapur që ta lejojë mesfushorin Frenkie De Jong të largohet nga klubi këtë verë.
Reprezentuesi holandez ka qenë në qendër të thashethemeve gjatë 18 muajve të fundit, teksa klubi po kërkonte një zgjidhje për situatën e tij.
Kontrata aktuale e De Jong skadon në 2026, kështu që ai do t’i ketë vetëm edhe 12 muaj të mbetur në rast se nuk nënshkruan një marrëveshje të re para fundit të sezonit.
Në rast se kjo ndodhë, Barcelona nuk do të hezitojë që ta vendosë atë në listën e transferimeve, pasi ata po synojnë të marrin një shumë nga shitja e tij.
Klubet nga Arabia Saudite gjithashtu janë vënë pas De Jong, por një kalim në Angli mbetet versioni më i mundshëm.
Manchester United dështoi që ta transferojë atë nga Barcelona në 2022, por tani mund të jetë rivali i tyre Liverpooli që mund ta përfundojë nënshkrimin e tij për 35 milionë euro.
Sipas raportimeve nga El Nacional, Deco është në dijeni të interesimit të Liverpoolit, por blaugranasit do shtyjnë për 40 milionë euro.
Liverpooli gjithashtu shihet si një blerës më i mundshëm se sa opsionet tjera dhe Barcelona raportohet se i ka bërë me dije mesfushorit se nuk do ta bllokojnë një lëvizje nëse vjen një ofertë nga Arne Slot.
Asnjë marrëveshje nuk pritet të arrihet deri në verë pasi Liverpooli dëshiron të presë dhe të shohë se a do të rinovojnë disa prej lojtarëve aktual të ekipit.