Casemiros i “tregohet dera” nga Unitedi

Futboll

Casemiros i “tregohet dera” nga Unitedi

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 16:56
Casemiro

Casemiro mund të largohet nga Manchester United gjatë dimrit përkundër faktit që afati kalimtar i transferimeve në Ligën Premier tashmë është mbyllur. 

Aventura e Casemiros tek ‘Djajtë e Kuq’ nuk po shkon ashtu siç të gjitha palët kanë menduar, pasi pritshmëritë ishin të mëdha kur ai u bë pjesë e tyre nga Real Madridi në vitin 2022. 

Harrojeni retinolin, përdorni këtë ilaç për të hequr qafe rrudhat

Këtë sezon, braziliani ka luajtur vetëm tetë ndeshje nën urdhrat e Ruben Amorim dhe ka qenë në bankën rezervë në pesë takimet e fundit në Ligën Premier. 

United dhe Casemiro kanë qenë duke punuar për një largim të mundshëm gjatë janarit pas interesimit nga Besiktas, Al Nassr dhe Roma. 

Sidoqoftë, braziliani mbeti në ‘Old Trafford’ por tani gazetari Jorge Nicola ka raportuar se Flamengo po e konsideron transferimin e tij në formë huazimi. 

Ani pse afati kalimtar i transferimeve në Angli është mbyllur më 3 shkurt, ajo në Brazil do të vazhdojë deri më 28 shkurt. 

Flamengo ende është duke menduar nëse ata duan të nënshkruajnë me pesë herë fituesin e Ligës së Kampionëve, pasi paga e tij mund të jetë një rrezik për financat e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat